4,595 punonjës të sistemit të burgjeve marrin polica sigurimi për një periudhë trevjeçare

30 December 2025, 21:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
4,595 punonjës të sistemit të burgjeve marrin polica sigurimi
4,595 punonjës të sistemit të burgjeve marrin polica sigurimi për një periudhë trevjeçare

Në prag të festave të fundvitit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar.

Qose njofton se qeveria ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare.

“Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.

Ky sigurim nuk është thjesht një dhuratë fundviti, por një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit. Gëzuar festat e fundvitit!

Me urimet më të mira për shëndet, paqe dhe suksese në vitin e ri që po vjen”, shkruan në rrjetet sociale Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.

 


Video