37-vjeçari mban peng nënën dhe motrën në Kuçovë, ndërhyn policia

17 August 2023, 20:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
37-vjeçari mban peng nënën dhe motrën në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në lagjen “11 Janari” të Kuçovës.

Sipas raportimeve, një 37-vjeçar ka mbajtur peng në banesën nënën dhe motrën e tij, duke i kërcënuar me thikë në dorë se do t’i vriste.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, ndërsa blutë kanë ndërhyrë duke bërë edhe neutralizimin e 37-vjeçarit të identifikuar si shtetasi Gjergji Salla.

Paraprakisht dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka kundërshtuar familjarët kur kanë tentuar t’i japin ilaçet.


Video