Protestë para Ministrisë së Drejtësisë kundër ekstradimit të Dritan Goxhajt

17 August 2023, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestë para Ministrisë së Drejtësisë kundër
Qytetarët protestojnë për lirimin e Dritan Goxhajt

Është mbajtur sot para Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, protesta e radhës për lirimin e aktivistit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Qytetarët e mbledhur në protestë janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm, ndërsa kundërshtojnë ekstradimin e tij.

“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaj protestë që shoqëron qytetarët.

Dritan Goxhaj u arrestua në 31 korrik në Tiranë me qëllim ekstradimi, pas kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës, pasi akuzohet për nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së.

Në reagimin zyrtar të Prokurorisë thuhet se ai do të ekstradohet në përfundim të procedurave, drejt Kosovës.

Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, është lënë në fuqi masa “arrest me burg” për Goxhajn.

Ndërkohë avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.


Video