EMRI/ Kush ishte ‘kapelja’, trafikanti që i shpëtoi policisë në operacionin antidrogë në Fushë-Kuqe!

17 August 2023, 14:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Kush ishte ‘kapelja’, trafikanti që i shpëtoi
Në foto: Gëzim Çela i dyshuar si 'baroni i drogës', i shpallur në kërkim

Nga dosja e operacionit antidrogë ‘Flakë në det’ del në skenë një tjetër emër i cili mesa duket i ka shpëtuar policisë së shtetit dhe Guardia di Finanzia-s.

Bëhet fjalë për Arben Dalipajn, i cili figuron në dosje me pseudonimin ‘Kapelja’ dhe kishte komunikime me ish efektivin Arlind Ismailukaj.

Në dosje përmendet se gomonen me drogë e drejtonte Besnik Brokeri dhe Arben Dalipaj, të cilët nisën kanabisin nga lokali i Nurim Çelës dhe do sillnin kokainën po në këtë restorant në zonën e Luginës së Patokut. Dalipaj njihet si një ndër skafistët më të aftë në vend. 

Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit arrestoi në flagrancë 6 trafikantët por u shpëtoi ‘kapelja’ i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet e cila mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar. Detaji i fundit është i pakonfirmuar dhe priten të zbardhen.


Video