Kujt i ka dhënë ryshfet biznesmeni Rrapaj? Deklarata e ish-ministrit Cani pas dëshmisë në SPAK

17 August 2023, 15:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujt i ka dhënë ryshfet biznesmeni Rrapaj? Deklarata e ish-ministrit
Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani

Ish-ministri Shkëlqim Cani u ftua për të dëshmuar sot në SPAK, në lidhje me koncesionin miliona eurosh të sterilizimit, që deri tani ka çuar në pranga katër persona dhe katër të tjerë në masën arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje.

Duke komentuar deklaratën e Canit pasi doli nga SPAK, gazetarja Klodiana Lala komentoi një deklaratë të tij, që sipas saj tregon se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

E pyetur nëse ish-ministri Ilir Beqaj do të ketë sërish punë me SPAK-un, Lala citoi deklaratën e Canit.

“E rëndësishme është që sot prokuroria ka dërguar një biznesmen dhe një zyrtar prapa hekurave. Prokuroria nuk ka ngritur elementë të veprës penale të korrupsionit. Ajo që bëri përshtypje ishte një fjali e ish-ministrit Cani, i cili tha:

“Pse duhet një ministër financash të njohë një biznesmen? Për të më dhënë edhe mua ca para?”.

Kjo do të thotë që biznesmeni ka dhënë para. Se kujt i ka dhënë, le ta zbulojnë”, u shpreh gazetarja Lala.

Masat e sigurisë për të ndaluarit nga SPAK për koncesionin e sterilizimit:

Klodjan Rjepaj - 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Ilir Rrapaj - 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'

Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar  'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'.


Video