25 të vrarë në pak javë, Artan Hoxha: Është kthyer në një lloj tradite tani në Shqipëri

29 August 2022, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

25 të vrarë në pak javë, Artan Hoxha: Është kthyer

Gazetari Artan Hoxha foli në studion e ABC lidhje me numrin e madh të të vrarëve gjatë muajve të verës në Sjhqipëri. Bëhet fjalë për 25 të vrarë brenda pak javësh në vendin tonë, gjë që ka tronditur vendin.

Bëhet fjalë për një bilanc lufte me motive të ndryshme, siç janë atentatet për larje hesapesh apo hakmarrjes me grupeve kriminale apo zhdukje personash, siç është rasti i Ervis Martinajt.

Hoxha tha se janë dy periudha përgjatë vitit kur ndodhin më shumë vrasje në Shqipëri. Sipas tij, periudhat më problematike janë ajo mes gjysmës së dytë të korrikut dhe muajit gusht si edhe pushimet e fundvitit.

“Është kthyer në një lloj tradite tani në Shqipëri që vrasjet më të bujshme ndodhin gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gjithë gushtin si edhe gjatë pushimeve të fundvitit. Këtë e tregojnë statistikat. Kjo ndodh pasi gjatë kësaj periudhe ka një rritje të numrit të njerëzve që qarkullojnë në vend. Gjatë kësaj periudhe futen shumë njerëz, ndërkohë që edhe elementët kriminalë ulin vigjilencën dhe aty goditën”, tha Hoxha.


Video