Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet: Gledis Nano s'ka dhënë dorëheqjen

29 August 2022, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet: Gledis Nano s'ka
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano

Disa portale në vendin ditën e sotme publikuan lajmin se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen.

Shkak i këtij vendimi sipas mediave është rasti i zhdukjes së Ervis Martinajt dhe ngjarjet e fundit kriminale. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit për VOX News thanë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano nuk ka dhënë dorëheqjen dhe vazhdon të jetë në krye të detyrës.

Kujtojmë se Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore.

Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri.


Video