"2 mijë EURO ryshfet për mos t’i arrestuar gruan"/ SPAK dërgon për gjykim dosjen për ish-shefin e Rrugores Roven Zeka dhe dy të tjerët!

16 October 2025, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"2 mijë EURO ryshfet për mos t’i arrestuar gruan"/
Roven Zeka/ SPAK/ Ergest Vrioni

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka dhe dy punonjësit e tjerë Sokol Novaku dhe Edison Tabaku të akuzuar për korrupsion.

Ata akuzohen se kanë marrë para nga një grua, e cila ishte bërë aksident, në mënyrë që çështja e saj të mos referohej në Prokurori.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur biznesmenin, Ergest Vrionin dhe Bledi Belba.

Dosja me akuzat e korrupsionit pasiv dhe aktv të funksionarëve do të gjykohen në seancë paraprake nga gjyqtarja, Irena Gjoka.


Video