Zbulohet ferma e kanabisit në Bilisht, shoqërohen në polici disa persona

15 October 2025, 19:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet ferma e kanabisit në Bilisht, shoqërohen në polici disa
Foto ilustruese

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Mësohet se pas informacioneve të mara, është bërë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa në një ambient të mbyllur në qytetin e Bilishtit.

Policia ka shoqëruar disa persona ndërsa pritet që të ketë arrestime të tjera në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.


Video