“10 mijë €, po deshe t’i shohësh fëmijët, shqiptarja e martuar në Kosovë “arratiset” me të miturit

17 May 2022, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“10 mijë €, po deshe t’i shohësh fëmijët,
Një grua nga Shqipëria, e martuar në Obiliq

Një grua nga Shqipëria, e martuar në Obiliq të Kosovës është denoncuar nga bashkëshorti i saj se i ka marrë fëmijët dhe është kthyer në vendlindjen e saj. Nga të dhënat paraprake, mësohet se çifti kishte dy vajza, të cilat janë marrë me vete nga nëna e tyre.

Sipas denoncimit që ka dhënë në Komisariatin e Policisë, bashkëshorti pretendon se gruaja i ka kërkuar 10 mijë euro për t’i sjellë fëmijët.


Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Obiliq 16.05.2022 – 12:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro. Rasti është duke u hetuar.


Video