"Me kapele dhe me çantë", ky është autori i plagosjes së Ardit Kërtushës te lokali i Noizy (Foto)

17 May 2022, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Me kapele dhe me çantë", ky është autori i
Në foto: Ish-kandidati për kreun e PS, Ardit Kërtusha

Ky që shikon në foton e mësipërme është autori i dyshuar i plagosjes së Ardit Kërtushës ditën e djeshme në lokalin e Noizy-t në Durrës.

"Me kapele dhe me çantë", ky është autori i
Foto e marrë nga Ora News

Ish-kandidati për kreun e PS ishte i ulur në një nga tavolinat e lokalit, ku ndaj tij u hap zjarr. Fillimisht sipas policisë u raportuar si një sherr i çastit që më pas degradoi në përdorimin e armës, por më pas Arti Kërtusha dëshmoi u shpreh se ndaj tij u krye një atentat.

Mes të tjerash Kërtusha u shpreh se autori ka pasur dy pistoleta dhe ka qëlluar ndaj tij, por arma iu bllokua dhe ai mundi të largohet. Kërtusha nga kjo ngjarja mori një plumb në këmbë.

Kush është Kërtusha?

Ardit Kërtusha, që rezulton se ka mbajtur disa poste drejtuese në administratën lokale në Durrës, në vitin 2020 kandidoi për drejtimin e degës së Partisë Socialiste.

Ai më pas u tërhoq nga gara duke hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të selisë rozë dhe ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, iu bashkua Partisë Demokratike, asokohe të drejtur nga Lulzim Basha.


Video