18-vjeçari ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

7 October 2026, 22:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

18-vjeçari ndërron jetë pas aksidentit në aksin

18-vjeçari Florian Matraku ka ndërruar jetë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe trajtimit në reanimacionin e Spitalit të Korçës.

I riu u përfshi në një aksident rrugor në aksin nacional Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Bulgarec, pak kilometra larg Korçës.

Sipas burimeve, 18-vjeçari po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur u përplas nga një automjet që lëvizte në drejtim të Maliqit.

Përplasja ishte e fortë dhe i shkaktoi dëmtime të rënda.

Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha dhe përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Florian Matraku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.


Video