Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti në oborrin e banesës.
Sipas Policisë, rreth orës 19:50, 45-vjeçari B. A. ishte duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, kur ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.
Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit