Tensionet në veri, Osmani dhe Kurti takim me Escobar: Të hiqen sa më shpejt barrikadat

12 December 2022, 21:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet në veri, Osmani dhe Kurti takim me Escobar: Të hiqen sa
Escobar dhe Kurti

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka vizituar këtë të hënë Prishtinën. Ai ka zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti, takime të cilat janë zhvilluar pa praninë e mediave.

Takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Sipas komunikatës së presidencës së Kosovës, thuhet se Osmani e ka njoftuar Escobarin dhe ka kërkuar që të lirohen sa më shpejt rrugët dhe të hiqen barrikadat në rrugët që të çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Ndërsa ka thënë se këto barrikada në kalime janë bërë me qëllim që të shtyhet dialogu dhe të mos dialogohet për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.


Video