Tensionet në veri/ Derek Chollet anulon papritur vizitën në Kosovë

12 December 2022, 12:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensionet në veri/ Derek Chollet anulon papritur vizitën në

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, sipas REL.

Ishte e parashikuar që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takonin pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.

Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.

Vizita vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, është e tensionuar.

Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

 


Video