Tirana fiton derbin e parë të kryeqytetit, Partizani në krizë totale

11 October 2026, 20:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tirana fiton derbin e parë të kryeqytetit, Partizani në

Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon mes Partizanit dhe Tiranës, fitohet nga bardheblutë me rezultatin 1-3.

Tirana e nisi mjaft mirë derbin në “Air Albania”, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 7-të, me Redon Xhixhën, i cili shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën, nga distanca.

Në minutën e 13-të, Altin Aliu provon të barazojë shifrat me një supergol, por goditja e tij me hark përplaset në shtyllë.

Në minutën e 36-të, Partizani do të barazonte shifrat me Elson Himallarin, pas një kombinimi fantastik me Xhuljano Skukën.

Pjesa e parë mbyllet 1-1. Pjesa e dytë e derbit nis vrullshëm. Partizani iu afrua golit të dytë, por goditja e Altin Aliut përplaset sërish në shtyllë.

Në minutën e 79-të, Tirana gjeti golin e dytë, pas një kombinimi fantastik mes Bojan Ilievski dhe Tomislav Kis, ku në fund ishte mbrojtësi maqedonas që mposhti Pano Qirkon.

Në minutën e 83-të, Drilon Hazrollaj pengohet brenda zonës nga mbrojtësi i të kuqve, Andi Janjeva, dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti.

Godet Tomislav Kis dhe topi përfundon në rrjetë. Tirana kalon kështu në avantazh me dy gola, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.

Partizani zhytet në krizë të thellë tashmë dhe ndodhet në vendin e parafundit.

Në sfidën tjetër, Vllaznia mori fitoren e parë të sezonit, pasi mposhti 1-0 Dinamon në “Loro Boriçi”, falë golit të Edon Murataj në minutën e 31-të. 


Video