Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për cunam

9 October 2026, 22:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ka goditur Panamanë mëngjesin e së premtes, duke shkaktuar lëkundje të forta dhe panik te banorët. Pas tërmetit, u lëshua edhe një njoftim për rrezikun e cunamit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ishte pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit të largët Pitaloza Arriba.

Lëkundjet u ndien edhe në kryeqytetin Panama City, ku ndërtesat u drodhën dhe shumë banorë dolën me nxitim në rrugë, nga frika e pasojave të mundshme. Ndërkohë, mediat lokale raportuan se tërmeti u ndie edhe në disa zona të Kolumbisë fqinje.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile në Panama kanë nisur vlerësimin e situatës në zonat pranë epiqendrës, për të përcaktuar nëse ka dëme materiale apo pasoja të tjera.

Deri në momentin e raportimit, nuk janë bërë të ditura të dhëna të konfirmuara për viktima ose përmasat e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

 


Video