9 maji është data e propozuar nga Partisë Socialdemokrate për zgjedhjet vendore, në takimin e zhvilluar sot me presidentin Bajram Begaj.
Përfaqësuesi i PSD-së është zyrtari i dytë që takohet sot me Begajn, pas kreut të grupit parlamentar të Partisë socialiste, Taulant Ballës.
Ky i fundit, u shpreh i hapur për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në çdo datë, përveç 2 majit. Mbetet për t'u parë nëse socialistët do të dakordësohen me 9 majin e Tom Doshit.
Nga ana tjetër, kujtojmë se partitë e opozitës kanë refuzuar të marrin pjesë në këto takime. Pas Partisë Demokratike, edhe "Partia e Lirisë" ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të shtetit. Përfaqësuesi i saj, Tedi Blushi, deklaroi se kjo forcë politike nuk do të bëhet pjesë e një procesi të tillë konsultimi.
Disa ditë të parë kreu grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ftesa e presidentit është si një “teatër politik”, duke theksuar se Presidenti duhet të merret me shqetësimet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kreu i shtetit ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e forcave politike për të diskutuar mbi datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027. Afati i fundit për shpalljen e datës nga presidenti Bajram Begaj është 6 nëntori.