Zyrtare: Al Ittihad blen kartonin e Mario Mitajt

31 Janar 2025, 17:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mario Mitaj

Al Ittihad ka blerë zyrtarisht kartonin e Mario Mitajt nga Lokomotiva Moskë. Klubi nga Arabia Saudite njoftoi këtë të premte se ka firmosur me shqiptarin deri në vitin 2028.

Mitaj u transferua tek Al Ittihad në verë nga skuadra ruse në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Megjithatë duke parë formën e treguar dhe rëndësinë e madhe, klubi saudit ka blerë kartonin e Mitajt, pa u mbyllur sezoni.

Mitaj është kthyer në një pikë kyçe në formacionin e Al Ittihad, skuadër që këtë sezon lufton për titullin kampion.

Video