
Kajmaku i Vorës rifutet në tenderat e qeverisë, gjykata i heq sk...
8 Shkurt, 19:40Fokus
Humbja e fundit ndaj Napolit dhe ulje-ngritjet e shumta gjatë këtij sezoni, kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Thiago Motta te Juventusi.
Ndonëse asnjëherë nuk është përfolur për një shkarkim, duket se drejtuesit po mendojnë një ndryshim të mundshëm në stol, ndoshta edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, bardhezinjtë kanë pasur kontakte me trajnerin Xavi Hernandez, i cili është pushim, pas largimit nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar.
45-vjeçari është lidhur në të kaluarën edhe me Milanin, si pasues i Paulo Fonseca-s, por nuk kishte konkretizim.
Një emër që përflitet për stolin e Juventusit është edhe ai i Gasperinit, të cilit i skadon kontrata me Atalantën më 30 Qershor dhe ende nuk ka rinovuar.