Inter Majemi ka fituar trofeun e pestë në histori ndërsa Leo Messi është pjesë e tij.
Në finalen e “Campeones Cup” u mposhtën meksikanët e Kruz Azul me rezultatin 2-0.
Mesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të. Për të ishte një gol i pazakontë duke qenë se shënoi me kokë.
Për të vulosur rezultatin mendoi Kasemiro. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të.
Dhe pse Kruz Azul regjistroi 17 gjuajtje, më shumë se dyfishin e Inter Majemit, asnjëra prej tyre nuk ishte në portë.
Messi u bë lojtari më i shpejtë në historinë e MLS që arrin 100 gola me një klub të vetëm në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar 100 gola dhe 55 asistime në 114 ndeshje me Inter Miami.
Ndërkohë, ky ishte edhe goli i 36-të i Messit në finale dhe, sipas të dhënave të përmendura, e çoi në 929 numrin total të golave në karrierë.
Në moshën 39-vjeçare, Messi vazhdon të shtojë rekorde dhe trofe në një karrierë tashmë historike./FoxSport