Mungon Dybala, Messi ftohet për herë të fundit tek Argjentina

16 September 2026, 17:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mungon Dybala, Messi ftohet për herë të fundit tek Argjentina
Messi ftohet për arsyen e veçantë

Argjentina ka publikuar listën për ndeshjet miqësore, me disa mungesa të rëndësishme dhe disa emra të rinj.

Një nga mungesat kryesore është Paulo Dybala, i cili nuk është grumbulluar nga Lionel Scaloni. Nga futbollistët e Serie A janë përfshirë Leonardo Balerdi, Matias Sulé dhe Santiago Castro, si dhe Franco Mastantuono i Fiorentinës.

Në listë është edhe Nico Paz, ndërsa pjesë e saj janë Lautaro Martinez i Interit dhe Nico Gonzalez i Juventusit.

Lionel Messi është grumbulluar dhe pritet të jetë i disponueshëm për miqësoren e 6 tetorit ndaj Beninit në Monumental. Kjo ndeshje do të jetë e fundit me fanellën e Argjentinës.

Argjentina do të luajë fillimisht ndaj Bolivisë më 30 shtator dhe Burkina Fasos më 3 tetor.

Mungon Dybala, Messi ftohet për herë të fundit tek Argjentina


Video