VIDEO/ Frikë në Holandë, lojtari shembet dhe fillon të dridhet, ndërpritet ndeshja

30 October 2023, 08:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Frikë në Holandë, lojtari shembet dhe fillon të

Frikë në Holandë. Ylli i NEC Nijmegen, Bas Dost u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Eredivisie me AZ Alkmaar të dielën, teksa u rrethua nga lojtarët të cilët ishin të shqetësuar.

Pasi arbitri mësoi për incidentin, ai ndërpreu lojën, e cila më pas u pezullua. 

Mjekët ofruan menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa klubi i Az Alkmaar ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se 34-vjeçari është në vetëdije të plotë.

“Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të uroj shërim të shpejtë dhe forca Bas.” – shkruan klubi kundërshtar, Az Alkmaar në platformën “X”.

Nga spitali, ku u dërgua me urgjencë pas kolapsit në fundin e sfidës, edhe 34-vjeçari qetëson opinionin sportive me një mesazh në rrjetet sociale.

“Jam mirë. Ndihma që mora në fushë ishte fantastike. Tani jam në spital dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”.


Video