Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Liverpool fitoi 5-1 ndaj Toulouse në Europa League, por Darwin Nunez mori të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Sulmuesi uruguaian i Liverpool ishte pranë shënimit të golit të dytë personal në këtë sfidë.
Kur rezultati ishte ende 3-1, Nunez mori një top të mrekullueshëm dhe bëri një driblim fantastik ndaj mbrojtësit të skuadrës franceze dhe në fund driblon mrekullisht edhe portierin, por me portën e boshatisur totalisht, godet shtyllën.
Topi më pas u kthye te Ryan Gravenberch dhe shënoi golin e rezultatit 4-1, por Nunez u bë një “meme” në internet për rastin e tij të humbur.