Inter paralizon Romën. Thuram shënon dhe Inzaghi kthehet në vendin e parë

29 October 2023, 20:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inter paralizon Romën. Thuram shënon dhe Inzaghi kthehet në
Festa e Thuram

Shumë Inter për një Romë që në ‘San Siro’ mendoi vetëm të mbrohej.

Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ës dhe rimerr kryesimin e kampionatit, me 25 pikë. Vëmendja ishte te Romelu Lukaku, që u rikthye si kundërshtar dhe për 90 minuta u kontestua nga bilbilët e tifozerisë.

Nga ana tjetër, në kampin zikaltër vendosi pikërisht zëvendësuesi i belgut, Marcus Thuram, që shtyu në rrjetë topin në minutën e 81-të, pas një aksioni që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit dhe vijoi me një asist perfekt të Dimarcos.

Një fitore e merituar e zikaltërve, që luajtën thuajse gjithë kohën në mesfushën kundërshtare dhe në dy raste u ndalën edhe nga traversa. Nga ana tjetër Roma bëri shumë pak, teksa goditi portën vetëm një herë me Cristanten.


Video