
Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ A po formohet një aleancë ushtarake në B...
20 Mars, 17:49Fokus
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dy prej futbollistëve më të mëdhenj të kohës tonë, do të përballen për herë të fundit në një ndeshje miqësore.
Përballja mes ekipit të Messi, Inter Miami dhe atij të Ronaldos Al Nassr, është planifikuar të zhvillohet në shkurt të vitit tjetër, një ndeshje që shumë e kanë quajtur si “vallëzimi i fundit” i dy yjeve të futbollit.
Ylli portugez paguhet rreth 75 milionë dollarë në vit me një marrëveshje që zgjat deri në vitin 2025. Messi do të kishte fituar paga të ngjashme në ligën saudite, më shumë se në Shtetet e Bashkuara, por ai ende fiton midis 50-60 milionë dollarë në Miami.