Shqipëria feston me barazim, shkojmë në Europian si ‘kokë’ grupi

20 Nëntor 2023, 22:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria bën minimumin ndaj Ishujve Faroe

Shqipëria barazoi pa gola në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe.

Rastet për shënim ishin të pakta, me një dominim të lehtë të kuqezinjve, që gjithsesi e kishin të vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Një barazim që i garanton Shqipërisë vendin e parë në grup. Kombëtarja shqiptare kualifikohet në Europian si “kokë” grupi me 15 pikë, po aq sa edhe Çekia e vendit të dytë.

Pas ndeshjes, në fushë shpërtheu festa, me kuqezinjtë që festuan kështu kualifikimin në Europianin e Gjermanisë, që do të mbahet verën e ardhshme.

 

Video