Nuk arriti suksesin, por ish-trajneri i Kombëtares është prezent në stadium për të festuar me kuqezinjtë (FOTO)

20 Nëntor 2023, 21:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga ndeshja

Shqipëria e mbyll me supersukses aventurën europiane në Grupin E me ndeshjen ndaj Ishujve Farore. E ndërsa kualifikimi për në Gjermani 2024 u arrit që në ndeshjen e parafundit në Moldavi, sonte duhet vetëm një pikë për të blinduar vendin e parë në grup dhe për të festuar të gjithë.

Pjesë e festimeve të kuqezinjve do të jetë edhe ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili nuk arriti që gjatë detyrës së tij të arrinte sukses për t’u mbajtur mend.

Nuk arriti suksesin, por ish-trajneri i Kombëtares është prezent

Gjithsesi trajneri italian është prezent në “Air Albania” për të festuar suksesin e pasuesit të tij Silvinjo si dhe të Kombëtares shqiptare.

Video