
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare nuk e fsheh dëshirën për të fituar dhe për të dhuruar gola për tifozët në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, mirëpo nuk ishte rasti.
Kështu u shpreh kapiteni pas ndeshjes në stadiumin “Air Albania”, ku skuadrat u ndanë në barazim 0 me 0.
“Sigurisht që kishim dëshirë të bënim lojë të mirë për tifozët, por nuk ishte ashtu rasti. Objektivi i dytë sonte ka qenë vendi i parë, besoj që u arrit. Nuk besoj që e kemi nënvlerësuar, por besoj që ishin me shumë fizik, ishin gati sepse edhe nuk kanë pasur ndeshje si ne, nuk kanë qenë të lodhur si ne, ishin të freskët, por në këtë moment nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip sepse të gjithë kanë kualitetet e tyre”.
Asllani: Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim
Pas barazimit 0-0 përballë Ishujve Faroe në “Air Albania”, Kristjan Asllani tha se kombëtarja nuk kërkonte këtë rezultatin, por ka bërë gjithçka për të fituar.
“Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam. Por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu. Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mire”, tha Asllani.
Përtej barazimit, Shqipëria arriti të merrte vendin e parë në grupin E për Euro 2024.