Jemi në vazon e DYTË/ Nga Italia, Serbia e deri te përfaqësueset “big”, njihuni me rivalët e mundshëm të kuqezinjve

21 Nëntor 2023, 11:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Objekti kryesor, pas suksesit kundër Republikës Çeke, ishte të mbyllnim Grupin E në krye, ky objektiv u arrit, duke bërë që Shqipëria tashmë të pozicionohet në vazon e dytë.

Në letër, nëse shohim rivalët e mundshëm të kuqezinjve, nuk ka shumë arsye për të festuar, kjo pasi të 21 përfaqësueset e kualifikuara deri më tani qëndrojnë më lart se sa Shqipëria në renditjen e FIFA-s, gjithashtu janë përfaqësuese me traditë në futbollin Evropian, por ky fakt në fushë jo gjithnjë është përcaktues.

Në vazon e dytë, së bashku me Shqipërinë janë vendosur, Hungaria, Turqia, Danimarka, Rumania dhe Austria. Me asnjë nga këto përfaqësuese, Shqipëria nuk mund të përballet.

Në vazon e parë kemi Gjermani, Portugali, Francë, Spanjë, Belgjikë dhe Angli. Në këtë pikë është e vështirë të zgjedhjesh, por presidenti Duka e shprehu dëshirën e tij, kërkon organizatorët në grup.

Situata ndërlikohet disi kur shohim përfaqësueset që ndodhen në vazon e tretë: Skoci, Sllovaki, Holandë, Serbi, Kroaci dhe së fundmi grupit iu bashkua Italia.

Sigurisht Holanda, Italia apo Kroacia nuk janë rivalë komod, përkundrazi, përfaqësuese emblemë të futbollit evropian dhe botëror.

Në vazon e katërt janë vendosur tre përfaqësuese, Sllovenia, Çekia dhe Zvicra, ndërsa tre përfaqësuesen e fundit do të plotësohen pasi përfundimit të Ligës së Kombeve. 

Video