UEFA ndryshon rregullat, ulet numri i lojtarëve që thirren në Europian. Sa rrezikon Armando Broja dhe Marash Kumbulla?

21 Nëntor 2023, 08:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Broja dhe Kumbulla

UEFA ka ndryshuar rregullat sa i përket lojtarëve që mund të thirreshin në një eveniment të rëndësishëm si Europiani.

Në fakt, vetëm 23 lojtarë mund të grumbullohet në një turne të tillë. Por për shkak të COVID 19, numri u rrit në 26 lojtarë, për shkak të problemeve të shtuara me shëndetin e lojtarëve.

Ky favor për Kombëtaret do të hiqet në Europianin e Gjermanisë. Nga mediet britanike është konfirmuar se do të thirren vetëm 23 futbollistë.

Por sa rrezikojnë Marash Kumbulla dhe Armando Broja për të qenë pjesë e kësaj liste? Marash Kumbulla mund të shkëmbejë vendin me Frederik Veselin, një aspekt logjik, duke qenë se Veseli është i vetmi mbrojtës që nuk është përdorur deri tani.

Por çështja e Brojës është disi më e vështirë. Të gjithë e dimë se Broja është sulmues i nivelit tjetër dhe ndoshta më i miri që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja. 

Por ky sulmues duhet të lërë dikë mes Mucit, Uzunit, Mujës, Asanit, Seferit, Cikalleshit ose Dakut në shtëpi.

Sa e vështirë do të jetë për Silvinjon që t’i shpjegojë njërit prej këtyre sulmuesve që kanë dhënë kontribut te Shqipëria? Kjo për shkak se Armando Broja, i cili për shkak dëmtimi nuk ka luajtur asnjë nga ndeshjet kualifikueset, duhet të gjendet në listë?

Cila do të jetë zgjedhja e Silvinjos dhe a do të ketë drama të njëjta si në rastin e Gjimshitit në Francë? Një histori e re do të fillojë së shpejti. Arritja në Europian dhe kaq shumë lojtarë sjellin edhe dhimbje koke.

Video