Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Peshëngritësi 18-vjeçar shqiptar, Ertjan Kofsha, është shpallur kampion bote për moshat U-20 në peshëngritje në stilin e shkëputjes.
Kofsha kaloi me sukses tri provat me 152, 156 dhe 159 kg, duke u shpallur kampion bote me rezultatin 159 kg, për ta ngjitur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit.
Ai rrëmbeu medaljen ne stilin e shkëputjes me 159 kg dhe u rendit i katërti në botë në total në dygarësh me plot 345 KG.
Puna e palodhur e sportistit bashkë me trajnerin e tij Leonard Toska dha një rezultat të shkëlqyer në këtë event kaq madhor.