Tri medalje ari në Europianin e Peshëngritjes

16 August 2022, 18:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tri medalje ari në Europianin e Peshëngritjes
Ertjan Kofsha dominoi në shkëputje dhe shtytje

Peshëngritësi i ri shqiptar Ertjan Kofsha ka surprizuar me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë.

Talenti nga Shtërmeni i Elbasanit, shkëlqeu duke fituar tre medalje ari në grumpshat U-17. I riu stërvitet nga trajneri veteran Leonard Toska.

Ertjan Kofsha, i cili garoi në peshën deri 89 kg, realizoi një paraqitje fantastike, duke dominuar ndaj rivalëve. Ai u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit me flamurin shqiptar mbi supe në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.

Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, me 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg. Ai e rendit veten në një nga talentet e së ardhmes së peshëngritjes kuqezi.


Video