
Thomas Tuchel ka shpjeguar në intervistë për mediat sportive britanike në përfundim të ndeshjes të gjithë sherrin me Antonio Conten.
Trajneri gjerman tha se e gjitha çfarë i kishte kërkuar teknikut italian ishte që ta shikonte në sy.
“I thashë që kur shtrëngohen duart duhet ta shohësh në sy tjetrin. E di që s’është normale, por sot shumë gjëra nuk ishin normale, ashtu siç nuk ishin dy golat që pësuam”, tha ai.
Dy trajnerët u përplasën në fund të takimit, teksa i dhanë dorën njëri-tjetrit.
Sherri u mbyll me ndërhyrjen e stafeve përkatëse për të shmangur përplasjen fizike mes tyre, ndërsa gjyqtari i takimit u dha nga një karton të kuq.
Ndeshja mes Chelseat dhe Tottenham u mbyll në barazim 2-2. Tuchel pati ankesa për arbitrimin, duke pretenduar se goli i parë i Spurs ishte pozicion jashtë loje dhe i dyti një faull brenda zonës ndaj Kai Havertz.