Me video / ‘Sherri’ Tuchel-Conte në fund të ndeshjes Chelsea-Tottenham

14 August 2022, 20:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me video / ‘Sherri’ Tuchel-Conte në fund të ndeshjes
Sherri Conte-Tuchel

Spektakli që dhuruan në fushë Chelsea dhe Tottenham u mbyll me spektaklin e shëmtuar jashtë saj nga Conte dhe Tuchel.

Dy trajnerët u përplasën në fund të takimit, teksa i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Sherri u mbyll me ndërhyrjen e stafeve përkatëse për të shmangur përplasjen fizike mes tyre, ndërsa gjyqtari i takimit u dha nga një karton të kuq.

Ndeshja mes Chelseat dhe Tottenham u mbyll në barazim 2-2. Tuchel pati ankesa për arbitrimin, duke pretenduar se goli i parë i Spurs ishte pozicion jashtë loje dhe i dyti një faull brenda zonës ndaj Kai Havertz.


Video