Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, në pranga ish-lojtari i Interit

5 June 2023, 19:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, në pranga
Ishak Belfodil

Një histori e shëmtuar ajo që ka përfshirë Ishak Belfodil, që në Itali ka veshur fanellat e Parmës, Interit, Bolonjës dhe Livornos. Ai është arrestuar me akuzën e vrasjes në tentativë.

Futbollisti algjerian është arrestuar në Francë me dyshimin se ka tentuar të mbysë motrën e tij minorene, pas një zënke në familje.

Mediat franceze raportojnë se 31-vjeçari është arrestuar këtë të diel nga policia në periferi të Parisit, në shtëpinë e prindërve të tij.

Ka qenë motra 15-vjeçare e lojtarit, i cili aktualisht luan në Katar për Al Gharafa, ajo që ka lajmëruar policinë.

Ajo është gjetur me shenja shtrëngimi në fyt dhe gërvishtje në krahë. Policia ka shoqëruar në komisariat futbollistin, por për të nuk është bërë asnjë kallëzim nga e motra.

Çështja e tij do të trajtohet nga prokuroria e Versajës dhe brenda 48 orëve do të merret vendim nëse do të ketë procedim penal apo jo.

Belfodil aktualisht luan në Katar pasi mbylli aventurën në Gjermani me Hertën e Berlinit.

 


Video