
Kampionati belg ka pasur një fund dramatik, me tre ekipe që garuan për trofeun. Rojal Union ishte në krye të renditjes, por humbja e sotme ndaj Klub Bryzhit i hoqi mundësinë e titullit kampion.
Në krahun tjetër Genku ishte duke udhëhequr me shifrat 2-1 deri në minutën e 94-t dhe prisnin vërshëllimën e trefishtë për të marrë në duart e tyre trofeun.
Por futbolli shpesh rezervon surpriza të hidhura dhe i tillë ishte edhe rasti me Genkun.
Minutat e fundit kanë lënë në akth të tre ekipet në fjalë, pasi përcaktuar edhe fatin e tyre përfundimtar për këtë sezon. Alderveireldi shkund rrjetën në minutën e 94-t dhe i çon shifrat në 2-2.
Një gol që kthen përmbys ëndrrat e Genkut dhe që më pas i dha titullin Antverpit. Gjithashtu një rezultat i tillë la jashtë zonës Champions Rojal Unionin. Në fund festa ishte e gjitha për skuadrën e Antverpit, pjesë e së cilës ëshë edhe sulmuesi shqiptar, Arbnor Muja.
GOAL OF THE SEASON ????
— TheFootballWindmill (@FootyWindmill) June 4, 2023
Alderweireld with an INCREDIBLE STRIKE in the 94th minute (!) to crown Antwerp the Belgian champions for the first time since 1957!!! ????
pic.twitter.com/3NWysDRwiV