Sergio Ramos largohet nga PSG-ja: Do të përballem me sfida të reja

2 Qershor 2023, 23:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Serxho Ramos ka vendosur të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit pasi nuk do të nënshkruaj kontratën e re dhe tashmë do të jetë një lojtar i lirë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë mbrojtësi spanjoll nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”.

Nesër është një ditë e veçantë, nesër do të them lamtumirë në një fazë tjetër të jetës sime, lamtumirë PSG.

Nuk e di se në sa vende mund të ndihem si në shtëpi, por pa dyshim PSG, tifozët dhe Parisi ishin një prej tyre për mua.

Faleminderit për dy vitet e veçanta në të cilat kam qenë në gjendje të luaj në çdo turne dhe të jap gjithçka.

Do të përballem me sfida të reja, do të vesh ngjyra të tjera, por së pari dhe për herë të fundit, Forca Paris”, shkruan Ramos.

Video