ZYRTARE/ Messi largohet nga PSG, tre opsione për të ardhmen!

1 June 2023, 14:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ZYRTARE/ Messi largohet nga PSG, tre opsione për të ardhmen!
Në foto: Lionel Messi

Lionel Messi e mbyll me Paris Saint Germain. Lajmin e ka dhënë trajneri i klubit francez, Christophe Galtier, i cili në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Clermont, pranoi se argjentinasi do të luajë për herë të fundit në “Parkun e Princave”.

“Kam pasur privilegjin që të stërvit lojtarin më të mirë të historisë së futbollit. Nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit në ‘Parkun e princave’. Shpresoj të respektohet në mënyrën e duhur’, deklaroi Galtier.

Duke folur për eksperiencën 2-vjeçare të yllit argjentinas në klubin francez, tekniku i PSG-së pranoi se veçanërisht në sezonin aktual, Messi u shndërrua në një element mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

“Sezonin e parë iu desh të ambientohej, ndërsa këtë vit tregoi në fushë se ishte një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës.

Kritikat për të i gjej të pavenda, pasi në një sezon të çuditshëm si ky i Botërorit ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 22 asiste, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit.

Kam pasur privilegjin që të stërvit lojtarin më të mirë të historisë së futbollit. Nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit në ‘Parkun e princave’. Shpresoj të respektohet në mënyrën e duhur’, deklaroi Galtier.

Duke folur për eksperiencën 2-vjeçare të yllit argjentinas në klubin francez, tekniku i PSG-së pranoi se veçanërisht në sezonin aktual, Messi u shndërrua në një element mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

“Sezonin e parë iu desh të ambientohej, ndërsa këtë vit tregoi në fushë se ishte një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës. Kritikat për të i gjej të pavenda, pasi në një sezon të çuditshëm si ky i Botërorit ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 22 asiste, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit”, u shpreh trajneri.


Video