Trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli në konferencë për shtyp, në prag të finales së Europa League, ku skuadra e tij do të përballet me spanjollët e Sevilla.
Mourinho deklaroi se kundërshtarit i janë bërë zakon këto arritje, ndërsa për skuadrën e tij është historike dhe do të kërkohet me çdo kusht triumfi.
“E meritojmë këtë finale, meritojmë këtë rrugëtim pas 14 ndeshjeve të luajtura. Sevilla është mësuar me finale në kompeticionet europiane, u është kthyer në një zakon, ndërsa për ne është diçka historike. Nuk mendoj që luan historia.
Lojtarët sa më të përgatitur janë aq më pak e ndiejnë presionin, nesër duam të tregojmë sa vlejmë.
E ardhmja? Aktualisht nuk kam asnjë kontakt me klube të tjera. Kam folur me lojtarët e mi dhe ata e dinë se çfarë mendoj”.
Sfida mes Romës dhe Sevillas, do të luhet të mërkurën e 31 majit, duke filluar nga ora 21:00, në “Puskas Arena” të Budapestit.