FOTO/ Lionel Mesi në Tiranë? Ja ku do të mund ta shihni atë çdo ditë!

30 Maj 2023, 11:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lionel Mesi

Portreti gjigand i Lionel Mesit tashmë do të jetë pjesë e një prej fasadave të pallateve në kryeqytet.

Muralja e Mesit po realizohet nga artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco në një nga fasadat e godinave të reja të Konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet.

Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit, ndërsa ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë mediave ndërkombëtare.

“Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtoris? së Dekorit nga Bashkia e Tiranës dhe kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart.

Vitet e fundit Tirana në fasadat e mureve në disa rrugë, janë realizuar murale, të cilat i japin pamje tjetër godinave.

Video