Pas denoncimit të Vox News, ndryshime në drejtorinë e AKU-t Tira...
28 Mars, 14:49Fokus
Në datën 10 qershor do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interit.
Me shortin e hedhur pak ditë më parë, Siti rezultoi të ishte skuadra vendase dhe Interi skuadra pritëse.
Kjo bën që “qytetarët” të kenë të drejtën për të zgjedhur uniformën e lojës dhe natyrisht ata do të luajnë me të kaltrën, që ka edhe si fanellë të parë.
Ndërkohë, Interi i ka kërkuar UEFA-s që të luajë me uniformën e parë, atë zikaltër duke qenë se ngjyrat mund të dallohen lehtësisht.
UEFA e ka pranuar diçka të tillë dhe në finale, Interi do të luajë me fanellën zikaltër dhe me të shkurtrat e zeza.
Në Itali, raportojnë se Interi ka besim se kjo uniformë i përfaqëson më mirë dhe iu kujton atyre finalen e 2010 kur fitonin ndaj Bajernit.