Portreti gjigand i Messit pikturohet në murin e konviktit të studentëve të mjekësisë në Tiranë (FOTO)

30 May 2023, 17:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Portreti gjigand i Messit pikturohet në murin e konviktit të
Messi

Artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco po realizon në një prej fasadave në kryeqytet portretin gjigand të Lionel Messit, që konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit..

Muralja e Msesit do jetë te Godinat e reja të Konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty.

Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit, ndërsa ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë mediave ndërkombëtare.

Në lidhje me portretin e Messit tek konviktet e mjekësisë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, i cili shkruan: "Leo Messi ngjitet në murin e konvikteve të reja të mjekësisë *Artisti që pikturoi Maradonën në Napoli, zgjedh Tiranën për Messin".



Video