Tension pas finales së Botërorit të Klubeve, Luis Enrique godet sulmuesin e Chelsea (VIDEO)

14 Korrik 2025, 08:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, duke prishur atmosferën e krijuar përgjatë gjithë eventit.

Humbja 3-0 nuk u kapërdi dot nga trajneri i PSG, Luis Enrique, i cili u “tradhtua” nga nervat dhe goditi sulmuesin e Chelsea, Joao Pedro.  

Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit. 

Në konferencë për shtyp, Luis Enrique refuzoi të kërkonte ndjesë: "Ajo që ndodhi në fund të ndeshjes ishte një situatë që të gjithë mund ta kishin shmangur. U përpoqa t'i ndaja lojtarët; kishte tension. Të gjithë duhet ta kishim parandaluar përshkallëzimin e situatës. Nuk kam problem të flas hapur. Pas ndeshjes, pati shumë tension. Të gjithë shtynë dhe u shtynë si rezultat i tensionit. E pashë Marescën që shtynte lojtarët që shtynin. Këto janë situata që të gjithë duhet t'i shmangim. Ajo që bëra unë ishte t'i ndaja lojtarët". 


Video