Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra...
16 Gusht, 13:47Fokus
PSG siguroi kualifikimin në finalen e Botërorit të Klubeve pas fitores së thellë 4-0 ndaj Real Madrid.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga francezët, të cilët e nisën vrullshëm që në fillim.
Fabian Ruiz hapi serinë e golave në minutën e 6-të, ndërsa Dembele realizoi golin e dytë tre minuta më vonë.
Ruiz shënoi sërish në minutën e 24-t, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0. Goli i katërt u shënua në minutën e 88-të nga Goncalo Ramos.
PSG-ja u bë finalistja e dytë e turneut, aty ku do të përballet me Chelsea-n. Klubi londinez eliminoi më herët Fluminense-n nga Brazili.
Një duel spektakolar, i gjithi për t’u shijuar, ku do të kërkohet me çdo kusht lavdia.