
Më tepër se sa ndeshja, apo rezultati, në përballjen e PSG me Bayern vëmendja u përqendrua te dëmtimi horror që Jamal Musiala pësoi në këmbën e majtë.
Revista Bild flet për frakturë të fibulës, një prej tre kockave që krijojnë artikulacion në kavilje dhe dëmtim të ligamenteve.
Ylli i Bayern do të mungojë të paktën pesë muaj.
Gjestet e lojtarëve në fushë, lanë të kuptohej sa i rëndë ishte dëmtimi. Edhe Donnarumma nuk i mbajti lotët, pasi kuptoi pasojat e duelit. Teksa shihte ndeshjen live prej dëmtimit, reagimi i lojtarit të Bayernit, Alphonso Davies reflektoi dhimbjen e të gjithë tifozëve.
Musiala doli nga fusha me barelë, ndërsa portieri i PSG i dërgoi një mesazh në Instagram ku shkruante “Lutjet dhe urimet e mia janë për ty”.
Megjithatë, portieri i Bayern-it, Manuel Neuer nuk e kurseu, duke thënë se veprimi i Donnarumma-s shte i rrezikshëm dhe e dinte që mund ta dëmtonte. Neuer i kërkoi ta shihte sulmuesin, sepse ishte çështje respekti.
Musiala i falenderoi të gjithë për mbështetjen dhe u shpreh se do të përqendrohet te rikuperimi dhe të ndihmojë Bayernin për të arritur objektivat në këtë sezon.