Gjesti fisnik i Liverpool! Do t’i paguajë familjes së Diogo Jotës dy vitet e mbetura të kontratës

5 Korrik 2025, 19:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liverpool afër familjes së Diogo Jotës

Liverpooli do t’i paguajë familjes së Diogo Jotës dy vitet e mbetura të kontratës, një gjest fisnik ky që është komentuar pozitivisht.

Klubi anglez ka vendosur t’i qëndrojë afër të afërmve të lojtarit, i cili humbi jetën bashkë me të vëllanë, André-n, si pasojë e një aksidenti tragjik.

Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 pas tre sezonesh te Ëolverhampton. Vetëm dy javë përpara incidentit, ai ishte martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, me të cilën kishte edhe tri fëmijë.

Homazhe për 28-vjeçarin dhe të vëllanë pati edhe në koncertin e grupit Oasis, që ka nisur një tur pas ribashkimit të tyre.

Pasi vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher kënduan këngën e tyre hit “Live Forever”, në ekranin gjigand u shfaq një imazh i Jotës me fanellën e Liverpoolit në skenën e stadiumit Principality.

Lojtari luajti një rol të madh në fitimin e titullit kampion në sezonin që u mbyll, duke kontribuar me nëntë gola për të kuqtë.

 

Video