Talenti shqiptar i Juventus dhe Italisë refuzon të luajë për kuqezinjtë

15 August 2023, 16:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Talenti shqiptar i Juventus dhe Italisë refuzon të luajë për
Luis Hasa


Luis Hasa ka qenë një prej futbollistëve më të spikatur në Europianin e U21, aty ku me fanellën e Italisë ka arritur të fitojë edhe trofeun.

Por nëpërmjet një komunikate, FSHF thotë se për futbollistin ka pasur ftesë zyrtare që në maj të vitit 2022, por që është refuzuar dhe lojtari ka zgjedhur të luajë me Italinë U21.

"Ne e kemi bërë dhe e bëjmë gjithmonë ftesën tonë publike, për çdo shqiptar që dëshiron të luajë me fanellën e Shqipërisë. Nuk kishte sesi të mungonte një ftesë edhe për një talent të madh si Luis Hasa.

Hasa ka qënë vazhdimisht pjesë e monitorimit të stafeve tona teknike dhe është ftuar për herë të fundit zyrtarisht më 18 maj 2022, sic shikohet në shkresën drejtuar klubit të Juventusit, për të luajtur me Shqipërinë U-21 në ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë dhe Kosovës", thotë FSHF.


Video