Ekipi italian i Milanit është duke kërkuar sulmuesin shqiptar të Chelsea Armando Broja, por Mauricio Pochettino nuk i ka dhënë ende dritën jeshile.
Sipas La Gazzetta Dello Sport, Milan kërkon të huazojë 21-vjeçarin shqiptar, me një mundësi për ta marrë përgjithmonë, çka do të ishte ideale për ta.
Gazeta italiane shkruan se te Milani janë të zhgënjyer për performancën e dobët të Divock Origi, si dhe pensionimin e Zlatan
Ibrahimovic, që do të thotë se ekipi italian po ngulmon për sulmuesin shqiptar.
Megjithatë trajneri i Chelsea ka vendosur ta lërë pezull ofertën e Milanit, pasi ai më parë do të studiojë situatën te ekipi i tij.
Sipas raportit Pochettino nuk do e pranojë largimin e Brojës nëse më parë nuk gjen një sulmues tjetër.