KREDO dhe IUTE fusin dorën thellë në xhepat e qytetarëve, mbi 31...
18 Gusht, 12:21Fokus

Spanja mori fitoren e parë në Botëror. Iberikët triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen e Grupit H.
Spanja vinte e uritur në këtë ndeshje dhe e nisi menjëherë vrullshëm, pas barazimit pa gola ndaj Kepit të Gjelbër.
Lamine Yamal zhbllokoi takimin në minutën e 10-të, ndërsa Mikel Oyarzabal shënoi dy herë të tjera në minutat 21 dhe 24.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e trefishtë të spanjollëve, që gjetën edhe të katërin në startin e pjesës së dytë me autogolin e Tambakti.
Me këtë sukses, Spanja ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Arabia Saudite zbret në vendin e tretë me 1 pikë.